CH-Ballkani
Vazhdon fluksi i refugjatëve në Maqedoni
Maqedonia ka ngritur një gardh me tela dhe nuk lejon kalimin e atyre të cilët i quan “refugjatë ekonomikë” e që janë nga vende ku nuk ka konflikte të armatosura. Policia greke ka hapur një korridor për këta të fundit, për t’i tërhequr në drejtim të Athinës, raportojnë mediat nga Shkupi, përcjell albinfo.ch.
Emigrantët u bindën nga zyrtarët e Agjnesisë së Kombevë të Bashkuara – UNHCR që të zhbllokojnë rrugën për refugjatët, të cilët pranohen nga autoritetet maqedonase.
Këto ditë kanë ndodhur incidente në zonën kufitare me refugjatët dhe imigrantët. Policia maqedonase është e vendosur që të mos lejojë “refugjatët ekonomikë” dhe për pasojë, këta të fundit kanë qëlluar me gurë policinë.
Autoritetet maqedonase do të vazhdojnë me ngritjen e gardhit që pritet të përfundojë deri në fund të javës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








