Kosova
Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi
Për dallim nga dita e djeshme, pritje këtë mëngjes ka edhe te pikëkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë
Ndonëse ishte paralajmëruar për marrjen e masave për të shmangur pritjet e diasporës në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, transmeton albinfo.ch.
Ashtu sikurse një ditë më parë, ku në Merdar në orët e pasditës pritjet ishin deri në mbi 5 orë, edhe këtë mëngjes pritjet janë afër një orë në hyrje nga Serbia në Kosovë. Por, për dallim nga dita e djeshme pritje këtë mëngjes ka edhe tek pikëkalimet kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Muçibabë. Në të dy këto vende kolonat janë deri në 700 metra, ndërsa pritjet janë rreth dy orë, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar që është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









