Lajme
Vazhdojnë pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë
Nuk kanë fund pritjet e bashkatdhetarëve tanë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, derisa po kthehen nga pushimet në Kosovë, ndërkohë fluks i madh i udhëtarëve është parë sot edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 18:52), mbi katër orë po presin mërgimtarët tanë që po kthehen nga pushimet për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ndërsa mbi një orë e gjysmë po presin ata që duan të hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare. Kurse kolonat e automjeteve, në dalje janë rreth 1,500 metra, kurse në hyrje rreth 500 metra.
Gjendje pak më e mirë është në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ku në dalje po pritet deri në dy orë e gjysmë, kurse në hyrje rreth 40 minuta. Ndërsa, kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare arrin deri në 800 metra në dalje dhe rreth 80 metra në hyrje.
Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare në Jarinje, ku kolona e automjeteve është rreth 1,500 metra. Edhe në pikë-kalimet kufitare në Muçibabë dhe Mutivodë, bashkatdhetarët po presin deri në 50 minuta për ta dalë nga Kosova.
Ndërsa në pikë-kalimet e tjera të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje të gjatë.
Ndërkohë, një fluks i madh i udhëtarëve që prisnin të udhëtojnë në vendet e Evropës Perëndimore është regjistruar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Përndryshe, për shkak të numrit të madh të bashkatdhetarëve që kanë ardhur përmes linjës ajrore, ditëve të fundit është regjistruar numër rekord aterrimesh në Aeroportin e Prishtinës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











