Muzikë
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në qendrën historike të tij, në Evropë
Në mesin e qindra stendave, tezgave e tendave të shpërndara nëpër qendrën historike të qytetit të Winterthurit, syri të kap edhe një tendë të madhe të stolisur me flamuj shqiptarë, zviceranë dhe të Kosovës.
Kjo është tenda e Ansamblit “Vatra” të Bylahut, që për tri ditë me radhë shndërrohet në qendrën e kulturës shqiptare në këtë festë. Bëhet festën më të madhe të Evropës që zhvillohet për çdo vit në një qytet të vjetër, festë e njohur me emrin Albanifest.
Në tendë dhe rreth saj në mbrëmjen e parë të festës kishte qindra shqiptarë dhe miq të tyre që vallëzonin nën tingujt e muzikës shqiptare ose shijonin specialitete të kuzhinës shqiptare, të ofruara nga organizatori.
“Jemi për herën e tretë me radhë pjesë e kësaj feste. Kjo pjesëmarrje nënkupton përmbushje kriteresh, angazhim dhe organizim të madh prandaj them se kemi marrë përgjegjësi të madhe duke u radhitur në mesin e dhjetëra shoqatave dhe grupeve që përfaqësojnë komunitetet e tyre përkatëse”, thotë për albinfo.ch Shaban Haliti, sekretar i ansamblit “Vatra”.
Ai na kujton se i gjithë organizimi, përfshirë ngritjen e tendës, muzika, përgatitja dhe shërbimi i ushqimeve etj., pastrimi, mirëmbajtja etj. janë barrë e anëtarëve të vyeshëm të ansamblit “Vatra” dhe e familjarëve të tyre. Haliti shton më tutje se ka qenë e mirëseardhur për komunitetin tonë në këtë qytet e më gjerë që të ketë një “përfaqësi” të tillë shqiptare në Winterthur. Kjo për faktin e ditur se Winterthuri njihet si një qytet me numër të konsiderueshëm të shqiptarëve prandaj ata e meritojnë përfqësimin e tyre në festën më të madhe (jo vetëm) të qytetit, në Albanifest.
Sa për sqarim: emri i festës nuk ka të bëjë me shqiptarët (“Albaner” ose “Albanien”), siç mund të mendohet por lidhet me emrin e një të shenjti të krishterë që konsiderohet mbrojtës i qytetit të Winterthurit. Ose më saktë: Përkujton 22 qershorin e vitit 1264. Në këtë ditë, e njohur atëherë si Dita e Shën Albanit, Winterthur mori kartën e qytetit. Në kohët e mëparshme, kjo ishte data për vendime të rëndësishme politike dhe festime të qytetit.
Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në qendrën historike të tij, në Evropë dhe zhvillohet këtë fundjavë, nga 26 deri më 28 qershor 2026, në të gjithë qendrën e qytetit të Winterthur.
Mbi 100,000 vizitorë festojnë komunitetin e qytetit, diversitetin dhe kulturën e gjallë të klubeve gjatë këtyre tre ditëve. Hyrja në ambientet e festivalit është plotësisht falas.
Në radhë të parë Albanifest është një panair i madh argëtimi: Mbi 35 lojëra dhe 50 tezga i shndërrojnë rrugët në një karnaval. Rrota e madhe tradicionale Ferris në Neumarkt ofron një pamje madhështore mbi qytetin. Kënaqësi kulinare nga e gjithë bota: Më shumë se 70 tezga ushqimore të drejtuara nga klube lokale dhe 30 restorante në trotuar ofrojnë kuzhinë nga e gjithë bota. Po ashtu koncerte falas nga grupe muzikore vendase dhe ndërkombëtare krijojnë një atmosferë të gjallë në skena të ndryshme.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














