Shqipëria
Varroset 37-vjeçarja që u gjet e vdekur në Francë
Trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Sadushi (Kovaçi) është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Mes lotëve dhe dhimbjes, familjarët e saj kanë kryer ritet e fundit mortore në nder të Brunildës në Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit. Nëna e vajzës, Fatime Kovaçi dhe familjarët e saj kanë deklaruar se nuk i ndihmoi askush për sjelljen e trupit të pajetë të vajzës nga Franca në Shqipëri.
Ata deklarojnë se janë kredhur në borxhe për marrjen e trupit të Brunildës, ndërkohë që djalin e saj 3-vjeçar, Leonardon, nuk kanë mundur dot ta marrin në Shqipëri, sepse nuk i ka lejuar shteti francez, për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë.
Fatimeja, mes lotësh, kërkoi nga shteti edhe ardhjen e 2 djemve që i ka në burg për të marrë pjesë në funeralin e motrës së tyre të vetme, për të cilët bëri edhe kërkesë pranë IEPV-së në Berat, por askush nuk ia solli.
Brunilda Sadushi (Kavaçi) u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës në 25 dhjetor 2019. Një ditë më pas shteti francez deklaroi se vajza ishte punëtore seksi dhe ishte nga qyteti i Beratit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














