Kosova
Varhelyi kërkon në Parlamentin Europian liberalizimin e vizave për Kosovën
Komisioneri I BE për zgjerim Oliver Varhelyi shprehet se duhet një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave në Kosovë.
Gjatë fjalës në Parlamentin Europian diplomati theksoi se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje.
Ai shtoi se janë disa fusha, si lufta kundër krimit të organizuar, anti-trafikimi dhe kërkesat për azil, ku shtetet anëtare duan rezultate të qarta.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor ku qytetarët nuk gëzojnë liberalizim vizash me vendet e BE-së.
Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter që i ka vendosur Unioni. Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila shpreh rezerva për lëvizjen e lirë të shtetasve të Kosovës./Euronews
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













