Jeta në Zvicër
Vaksinat falas në Zvicër
Së shpejti të gjitha vaksinat do të mbulohen nga sigurimi shëndetësor, përkatësisht nga franshisa e tyre.
Qeveria federale mbetet e përkushtuar për këtë ide, pavarësisht kritikave. Tani po shqyrtohet në detaje projekti në fjalë, shkruan albinfo.ch.
Kostoja e vaksinimit do t’i kushtojë çdo vit Zvicrës gati katër milionë franga.
Sic njofton srf, qëllimi i strategjisë së re është që të edukojë mirë qytetarët në lidhje me vaksinimin.
Strategjia kombëtare është pjesë e strategjisë së Këshillit Federal: “Shëndeti 2020”. Plani për zbatimin duhet të fillojë gjatë këtij viti.
Më së shpeshti vaksinohen foshnjat dhe fëmijët. Por, edhe të rriturit kanë nevojë për vaksina të ndryshme, në lidhje me imunizim, vaksina për t’u mbrojtur kundër gripit ose kundër sëmundjeve që mund të marrin në një udhëtim jashtë vendit.
Kështu, të rriturit mund të marrin vaksinat e nevojshme për të cilat paguan sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Për të siguruarit, vaksinimet falas do të jenë kundër tetanozit, hepatiti B ose gripit.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











