Lajme
Vaksina të falsifikuara anti-Covid në qarkullim
Mediat botërore shkruajnë për një përfytyrim horror. Njerëzit shpresojë e besojnë se më në fund po vaksinohesh kundër virusit korona, që po përhapet me shfrenim në gjithë botën dhe paguan madje shumë para për t’u vaksinuar ndoshta me një vaksinë të rremë.
Fushata globale e vaksinimit ka nxitur pa dyshim edhe mashtruesit që duan të përfitojnë nga kërkesa e madhe për ampulat kundër Covid-19. Prodhuesit e vaksinës gjermano-amerikane Biontech/Pfizer zbuluan së fundi vaksina të falsifikuara në Meksikë dhe Poloni dhe konfirmuan dyshimet për mashtrim.
Për Pfizer falsifikimet nuk janë të befasishme
Sipas gazetës “Wall Street Journal” në Meksikë me vaksinat e falsifikuara janë vaksinuar ndërkohë të paktën 80 vetë. Njoftime për pasoja prej substancës së injektuar nuk ka. Ampulat ranë në sy, sepse gjendeshin në kuti transporti me ftohje me ngjyra ndryshe nga ato që përdoren zakonisht dhe numra serialë të ndryshëm nga vaksinat që i ishin shitur zyrtarisht Meksikës. Po ashtu edhe afati i skadimit qe i ndryshëm nga zakonisht.
Edhe në BE ka pasur të paktën një rast falsifikimi. Televizioni polak TV Polsat raportoi se në Katovicë u arrestua një 26-vjeçar në janar. Ai ofronte për shitje në Darknet si certifikatata të falsikuara testesh negative PCR dhe ampula me gjoja vaksinën e Biontech Pfizer. Prokuroria polake i dërgoi ampulat për verifikim tek firma Pfizer, e cila tha se në vend të vaksinës, përbërësi kryesor i ampulave ishte një mjet kundër rrudhave.
Sipas Lev Kubiak, përgjegjës për sigurinë globale tek firma Pfizer, ky lajm nuk është i befasishëm. “Deri sa të jemi në gjendje të prodhojmë sasi të mjaftueshme do të ketë mungesa në furnizim, prej së cilave mund të përfitojnë kriminelët”, tha Lev Kubiak për “Wall Street Journal”.
OBSH: Vaksinohuni vetëm në qendrat shtetëroreb
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e vetëdijshme për problemin e falsifikimit. Në fund të marsit Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se në qarkullim ka ampula vaksinash të falsifikuara. Njoftime për vaksina dhe përpjekje të tilla i janë raportuar OBSH-së nga organet shëndetësore të mjaft vendeve. “Grupet kriminale” mundohen po ashtu të mbledhin shishet bosh të ampulave të përdorura që t’i mbushin ato me lëng pa efekt dhe t’u përdorin për qëllime mashtrimi.
“Vaksinat e falsifikuara kundër Covid-19 paraqesin një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe përbëjnë një barrë shtesë për grupet në nevojë dhe sistemet shëndetësore. Ato duhet të identifikohen dhe të hiqen nga tregu”, tha OBSH në një deklaratë.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bën thirrje të gjithëve që të mos vaksinohen në vende të tjera përveç atyre të parashikuara në programet shtetërore të vaksinimit dhe të raportojnë menjëherë autoritetet shëndetësore kombëtare nëse kanë dyshime, në mënyrë që OBSH të mund të informohet gjithashtu për to.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













