Lajme
Vaksina e Pfizer/BioNTech, 100% efektive për grupmoshën 12-15 vjeç
Vaksina e Pfizer dhe BioNTech kundër COVID-19 është 100% efektive te të rinjtë e moshave 12 deri në 15 vjeç. Kështu ishte zbulimi i fundit i prodhuesve të vaksinës, pas fazës së tretë të provave, e cila përfshinte 2,260 fëmijë në Shtetet e Bashkuara.
“Faza e tretë demonstroi 100% efikasitet dhe përgjigje të fortë të antitrupave”, shkruhej në deklaratën e Pfizer/BioNTech të mërkurën.
Ata thonë se shpresojnë ta vaksinojnë këtë grupmoshë përpara vitit të ri shkollor dhe kërkojnë autorizimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe atë të Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) për përdorim të gjerë të vaksinës tek kjo grupmoshë.
Aktualisht vaksina është miratuar për përdorim emergjent te personat mbi 16 vjeç.
Kompania po vijon ta testojë vaksinën tek fëmijët e moshave 5 deri në 11 vjeç, 2 deri në 5 si edhe tek fëmijët 6 muajsh deri në 2 vjeç.
“Mbrojtja e fortë e vaksinës tek fëmijët është shumë inkurajuese duke marrë parasysh trendin në rritje të infektimeve tek kjo grupmoshë pas përhapjes së variantit britanik”, u shpreh drejtuesi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin.
Vaksina e Pfizer/BioNTech, e cila u miratua fillimisht për përdorim në Perëndim, është injektuar në miliona të rritur në më shumë se 65 shtete.
Një studim i kryer në Izrael, ku përfshiheshin 1.2 milionë persona, tregoi se vaksina ishte 94% efektive.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











