Kosova

Uta Ibrahimi ngjitet edhe në Lhotse

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar alpinisten Uta Ibrahimi për suksesin e radhës në misionin e saj në ngjitjen në majën Lhotse, me një lartësi mbidetare prej 8 mijë e 516 metra, e cila është maja e katërt më e lartë në botë.

“Uta na bën të gjithëve krenarë, sikur edhe shumë gjilanas të tjerë që gjithandej botës me angazhimet e tyre janë lobuesit e drejtpërdrejtë të Republikës së Kosovës. I uroj suksese të mëtutjeshme”, ka thënë Haziri, përcjell albinfo.ch.

Alpinistja Uta Ibrahimi në majën Lhotse ka shpalosur flamurin kombëtar, atë të Kosovës dhe logon e Komunës së Gjilanit, duke shprehur krenarinë për qytetin e lindjes.