Lajme
Ushtarët e Zvicrës me prejardhje shqiptare këndojnë “Xhamadanin…”
Zëdhënësi i Ushtrisë Zvicerane nuk sheh ndonjë problem këtu. “Në këtë mënyrë joformale dhe në automobil të mbyllur, kjo nuk na pengon”
Pas “skandalit” me Flamurin Shqiptar në ambient publik dhe atij me vënien e simboleve kombëtare shqiptare në uniformat e tyre zvicerane, të rinjtë me prejardhje shqiptare që shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës u bënë edhe njëherë temë debati. Në një video xhirim që po qarkullon në Tiktok, një grup i tyre në një makinë këndojnë me shumë pasion këngën “Xhamadani vija vija”, e cila, sipas “20minuten” është “himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe”.
Gazeta në fjalë shkruan se ndjekësit tjerë të kësaj platforme në internet nuk tregojnë mirëkuptim që ushtarët “secondos” në uniformën zvicerane të këndojnë këngë “shqiptaromëdha”, transmeton albinfo.ch. Madje aty dëgjohen edhe thirrje për dëbim (të të huajve).
Ndërsa secondot reagojnë me humor: “Më vjen pak keq për Zvicrën. Të huajt e kanë marrë përpara, askush nuk mund të na ndalë”.
I pyetur rreth këtij rasti, zëdhënësi i Ushtrisë Zvicerane, Daniel Rist thotë të mos ketë dijeni rreth rastit konkret. Por megjithatë ai thotë se nuk sheh ndonjë problem këtu, përcjell albinfo.ch. “Në këtë mënyrë joformale dhe në automobil të mbyllur, kjo nuk na pengon”.
“Në sistemin që e ka Zvicra, të shërbimit ushtarak të përgjithshëm (Milizsystem), edhe njerëzit me dy shtetësi kryejnë këtë shërbim. Është e qartë se këta sjellin me vete në ushtri edhe sfondin e tyre kulturor”, thotë Tibor Szvircsev Tresch, sociolog ushtarak nga Akademia Ushtarake në Universitetin ETH të Cyrihut. Te këta pjesëtarë të ushtrisë rrahin në njëfarë mase dy zemra në një gjoks”.
Është e mundur që kjo video të ketë dalë si rezultat i dinamikës grupore. Megjithatë Tresch e konsideron si “jo të bukur” aksionin, transmeton albinfo.ch. “Populli pret neutralitet nga ushtria”.
Ai e sheh këtu edhe një problem: “Me aksione të tilla do të ndihen të provokuara pakicat tjera brenda ushtrisë, në këtë rast për shembull serbët, gjë që mund të çojë në konflikte”.
Sipas Tresch, sikur kënga të këndohej në ambient publik, ajo mund të kishte eventualisht edhe pasoja disiplinore për ushtarët në fjalë. Sikur në rastin e pranverës së vitit 2015 kur ushtarët kishin pozuar në mjete të transportit publik me flamurin shqiptar.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













