Lajme
Ushqimet që do të përmirësojnë shëndetin tuaj të mushkërive
Mushkëritë janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë. Prandaj, mbajtja e shëndetshme dhe në gjendje të mirë është e domosdoshme.
Ka disa mënyra me të cilat mund t’i mbajmë mushkëritë tona të shëndetshme. Njëra prej tyre është duke ngrënë ushqim, i cili është i mirë për mushkëritë tona, thotë Parenting.firstcry.
Një dietë me yndyrë të lartë mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare, të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në mushkëritë tona dhe mund të jetë një arsye për kancer në mushkëri ose çështje të tjera shëndetësore, si astma, bronkiti, pneumonia dhe fibroza cistike, përcjell Gazeta Shneta.
Këtu janë të listuara ushqimet me benefite për mushkëritë:
1) Hudhra
Hudhra është e pasur me allicin dhe ka veti anti-inflamatore, gjë që zvogëlon dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira.
Konsumimi i hudhrës ul rrezikun e infeksioneve dhe inflamacioneve, të cilat mund të shkaktojnë çrregullime të frymëmarrjes, si astma ose bronkit dhe sëmundje serioze si kanceri i mushkërive.
2) Xhenxhefili
Ashtu si hudhra, xhenxhefili gjithashtu ka veti anti-inflamatore.
Zakonisht përdoret si erëza për të shtuar aromën dhe shijen në ushqim. Shtohet gjithashtu në çaj, veçanërisht për të kuruar një ftohje dhe kollë.
Ndihmon gjithashtu në procesin e detoksifikimit të mushkërive dhe mund të jetë ushqim i mirë për një infeksion të mushkërive.
3) Arrat
Meqenëse arrat janë të pasura me acide omega-3 dhe kanë veti anti-inflamatore.
Kështu ngrënia e disa arrave çdo ditë mund të ndihmojë trupin të largojë çrregullimet e frymëmarrjes.
4) Frutat
Frutat si papaja, portokalli dhe kungulli janë një depo e antioksidantëve dhe vitaminë C.
Vitamina C mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve dhe uljen e inflamacionit. Ju duhet të hani një larmi frutash për t’i mbajtur mushkëritë tuaja të shëndetshme.
5) Perimet me gjethe
Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, lakëra etj përbëhen nga fitokimikale që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si kanceri.
Për shkak të pranisë së vetive anti-inflamatore në to, këto zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes si astma.
Përfshirja e spinaqit në dietën tuaj të përditshme do të forcojë sistemin tuaj imunitar dhe do t’i mbajë mushkëritë tuaja të shëndetshme.
6) Peshku
Përfshirja e peshkut si skumbri, salmon, karp etj. në dietën tuaj të përditshme mund t’i japin trupit tuaj acidet yndyrore omega-3 EPA dhe DHA, që i duhen trupit tuaj.
Këto njihen më mirë si acide yndyrore të pangopura që janë të pasura me veti anti-inflamatore, anti-kancerogjene dhe anti-oksiduese.
Të gjitha këto veti në peshk mbrojnë mushkëritë kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve të mushkërive dhe i mbajnë të shëndetshme.
Në rast se nuk ju pëlqen të hani peshk, mund të merrni suplemente të vajit të peshkut pasi të këshilloheni me një mjek.
7) Pulë
Pula mund t’ju sigurojë proteinë dhe është një burim i pasur seleni dhe zinku që mund të forcojnë sistemin tuaj imunitar.
Për më tepër, një tas me supë pule të nxehtë me pak spec të zi pluhur në të do të ndihmojë në rrallimin e mukusit dhe pastrimin e ajrit, duke i mbajtur kështu mushkëritë tuaja të shëndetshme.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











