Lajme
Ushqimet dhe pijet që rrezikojnë të zhduken
Qendra Ndërkombëtare e Agrikulturës Tropikale (CIAT) ka publikuar një raport, ku tregon se 5 ushqime të përditshmërisë sonë do të zhduken në vitet e ardhshme.
Kjo do të vijë për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirave që po sjell ndryshimi klimatik.
Sipas CIAT, nëse nuk vihemi në lëvizje, në vitin 2050 ushqimet e pijet më poshtë ka mundësi që të mos i shijojmë më, transmeton albinfo.ch.
Kafeja – Një nga pijet më të konsumuara në botë është kafeja. Ajo është në rrezik zhdukjeje pasi prodhohet në vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës për shkak të kushteve të shiut dhe të lagështirës. Por, thatësirat e zgjatura mund t’i japin fund kultivimit të kafesë deri në vitin 2050.
Kakao – Në Ganë dhe në Bregun e Fildishtë, që janë prodhuesit kryesorë në botë të këtij produkti, temperaturat do të rriten me më shumë se dy gradë deri në vitin 2050.
Banane – Ka nevojë për një klimë të moderuar dhe shumë ujë për t’u pjekur, por ndryshimet klimatike po sjellin thatësira dhe parashikohet që pas vitit 2050, mos ta kemi më këtë frutë.
Vera – Nuk do të ketë më verë në vitin 2068. Temperaturat e larta dhe thatësirat e tejzgjatura po shkatërrojnë vreshtat.
Mjalti – Insektet po humbasin aftësinë e tyre pjalmuese. Fundi i mjaltit mund të vijë në vitin 2070.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









