Kalendari
Ulqinakja Vahida Hasanaga-Nimanbegu ekspozon në Zvicër
Një vernisazh me shije mesdhetare e organizon galeria Hadorn të shtunën e javës së ardhshme, më 9 korrik , me fillim në orën 16.00, në Lichtensteig (SG). Piktorja shqiptare ka bërë tashmë një emër mjaft të njohur dhe të respektuar që i kalon caqet e Ulqinit e të Malit të Zi
Për herë të dytë brenda tri viteve të fundit, galeria “Hadorn” në Lichtensteig (Kantoni St. Gallen) prezanton këtë verë artin nga Ulqini. Kësaj radhe punimet e saj në pikturë i paraqet artistja ulqinake Vahida Hasanaga-Nimanbegu.
Piktorja 43 vjeçare gjatë periudhës korrik -gusht 2016 bën ture artistike me familjen nëpër Evropë. Ajo ka bërë tashmë një emër mjaft të njohur dhe të respektuar që i kalon caqet e Ulqinit e të Malit të Zi. Me punimet e saj Hasanaga-Nimanbegu ka marrë mjaft shpërblime në nivel të Malit të Zi e më gjerë si dhe është prezantuar në shumë ekspozita, personale e kolektive jashtë vendit.
Një vernisazh me shije mesdhetare e organizon galeria Hadorn të shtunën e javës së ardhshme, më 9 korrik , me fillim në orën 16.00.
Hintergase 4, 9620, Lichtensteig
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit09 Korrik 2016
- Ora16:00
- LokacioniLichtensteig
- Data e përfundimit30 Qershor 2016 - 15:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet me një destinacion të ri drejt Francës, përcjell...
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht