Lajme
Ukrainë: Të paktën 90 fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse
Raportohet se dhjetëra fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, pothuajse tre javë më parë. Mësohet se gjithsej 90 fëmijë kanë vdekur, sipas Prokurorisë së përgjithshme të Ukrainës, përcjell albifno.ch.
“Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit, Kharkivit, Donetskut, Chernihivit, Sumyt, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”, tha ai. Më herët administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar 1663 të vdekur civilë. Ka të ngjarë që ky numër të jetë dukshëm më i lartë. Sot është dita e 19-të e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada. Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe së bashku me Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe NATO-n e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë. /Sky News
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










