Lajme
Ukraina tani ka më shumë tanke në terren sesa Rusia
Thotë zyrtari i mbrojtjes amerikane
Raportohet se Ukraina tani ka më shumë tanke në terren sesa Rusia, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane për The Washington Post, përcjell albinfo.ch.
“Tani për tani, ukrainasit kanë më shumë tanke në Ukrainë sesa rusët … dhe ata sigurisht kanë aftësinë për t’i përdorur ato”, citohet të ketë thënë zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti për The Post.
Ndërkohë, Business Insider shkruan se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim dhe është e paqartë saktësisht se sa tanke si Rusia dhe Ukraina kanë në këtë luftë.
Theksohet se raporti vjen pasi vendet perëndimore u zotuan të dërgojnë më shumë armatime të rënda në Ukrainë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër një ofensive të përtërirë ruse në rajonin lindor të Donbasit.
Të enjten, presidenti Joe Biden njoftoi një paketë shtesë ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh që do të pajisë Ukrainën me artileri të rëndë dhe jo vetëm.
Paketa e parë e tillë, e shpallur më 13 prill, përfshinte qindra automjete të blinduara dhe helikopterë Mi-17.
Në fillim të këtij muaji, një zyrtar i Pentagonit i tha New York Times se SHBA do të ndihmojë me transferimin e tankeve të prodhimit sovjetik në Donbas.
Zyrtari nuk pranoi të thoshte se sa tanke do të dërgoheshin, ose nga cilat vende do të vinin.
Vendet evropiane kanë thënë gjithashtu se do të ofrojnë armë të rënda për Ukrainën, duke përfshirë tanke.
Në total, aleatët e Ukrainës kanë dërguar më shumë se 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i agresionit të Rusisë më 24 shkurt, raportoi BBC.
Për më tepër, trupat ruse po vazhdojnë të humbasin pajisje ushtarake.
Madje, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë të premten se trupat ruse kishin humbur më shumë se 800 tanke dhe më shumë se 2000 makineri të blinduara luftarake që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt.
Ndërkohë një njoftim i inteligjencës, i publikuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes të premten tha se “me gjithë fokusin e rinovuar të Rusisë [në Donbas], ata ende po vuajnë nga humbjet e pësuara më herët në konflikt”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u ka kërkuar aleatëve prej muajsh që të dërgojnë armë. Në një fjalim të martën, ai tha se Ukraina do ta kishte mundur tashmë Rusinë nëse do t’i jepeshin më shumë furnizime luftarake.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë Qytetarët që nuk mund të udhëtojnë në Shqipëri ose të paraqiten fizikisht pranë Ambasadës mund të... -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare
Jeta në Austri
-
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë Hedhja e mbeturinave në Vjenë ka rezultuar në gjoba më të larta, nga 50 euro sa... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme











