Ukraina
Ukraina pritet ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit
Kievi pritet të kërkojë, këtë të hënë, përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ishte ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ai i cili bëri me dije të dielën se Kievi zyrtar do t’i kërkojë që Rusisë t’i hiqet statusi si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Nesër ne do ta shprehim zyrtarisht qëndrimin tonë. Ne e kemi një pyetje shumë të thjeshtë: A ka Rusia të drejtë të mbetet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe thjesht të jetë në Kombet e Bashkuara?”, tha Kuleba.
Kujtojmë se pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, Franca, Britania e Madhe, Kina, Rusia dhe SHBA-ja, kanë të drejtën e përdorimit të vetos për të bllokuar çfarëdo rezolute./Reuters
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











