Lifestyle
Ukraina mbetet pa përfaqësues në Eurovizion

Maruv kishte fituar në Vidbir 2019 dhe ishte zgjedhja kombëtare e Ukrainës për Eurovizion, mirëpo ajo nuk do të shkoj në Eurovizion. Kjo ka ardhur pasi këngëtarja nuk ka pranuar që ta nënshkruaj marrëveshjen pasi që sipas saj disa pika nuk janë të pranueshme, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch
“Jam qytetare e Ukrainës, paguaj taksat dhe e dua sinqerisht vendin tim. Por, nuk jam gati të performoj me slogane, duke e kthyer shfaqjen time në promovim për politikanët. Unë jam një muzikantë, jo një shkop në arenën e politikës”, shkroi ajo në Facebook.
Treshja nga “Freedom Jazz” e cila ka përfunduar e dyta në garë po ashtu ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj, dashurinë, ngazëllimin dhe për faktin se gjatë gjithë kësaj kohe keni qenë me ne! Jemi shumë të lumtur që na ndihmuat që të zëmë vendin e dytë në përzgjedhjen kombëtare për Eurovizion 2019! Fitorja jonë kryesore jeni JU!….Sapo kemi marrë një telefonatë nga NTU dhe dëshirojmë të informojmë se po refuzojmë të marrim pjesë në Eurovizion-2019”, kanë shkruar ata në postimin e tyre në Instagram duke njoftuar se ata janë duke punuar në projekte të reja që do të sjellin.
Një thirrje për të përfaqësuar Ukrainën në Eurovizion e ka refuzuar edhe finalisti i tretë grupi KAZKA.
“Misioni ynë është të bashkojmë njerëzit përmes muzikës, të mos mbjellin mosmarrëveshje. Prandaj, ndaj propozimit kemi një përgjigje të qartë: Nuk do të shkojmë në Eurovizion 2019. Në të njëjtën kohë, ne nuk e braktisim qëllimin tonë kryesor, të prezantojmë kulturën ukrainase në botë”, kanë shkruar ata në Instagram.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri