Lajme
Ukraina i drejtohet me një lutje të madhe Erdoganit
Thuhet se pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, ambasadori i këtij shteti në Turqi, Vasyl Bodnar, kërkoi ndihmë nga Turqia përmes kërkesës për mbylljen e Ngushticës së Dardaneleve pas futjes së trupave ruse në Ukrainë.
“Po i bëj thirrje administratës turke, ndihmojeni Ukrainën. Ne e kërkojmë mbylljen e Dardaneleve. Duam që të vendosen sanksione ndaj palës ruse. E kërkojmë konfiskimin e aksioneve të rusëve këtu”, shkroi ambasadori Bodnar në llogarinë e ambasadës ukrainase në Twitter.
Më herët këtë muaj, gjashtë luftanije dhe një nëndetëse ruse kaluan “transit” nëpër Ngushticën e Dardaneleve dhe Ngushticën e Bosforit drejt Detit të Zi për ato që Moska i quajti ushtrime detare afër ujërave të Ukrainës, shkruan Daily Sabah.
Sipas Konventës së Montreux-it të vitit 1936, Turqia, anëtare e NATO-s, e ka kontrollin e Ngushticave të Bosforit dhe të Dardaneleve, që e lidhin Detin e Zi me Detin Mesdhe. Ky pakt ia jep Turqisë autoritetin për ta rregulluar kalimin “transit” të luftanijeve dhe për t’i mbyllur këto ngushtica për luftanijet e huaja në kohë lufte dhe kur është e kërcënuar.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, citohet të ketë thënë të mërkurën se vendi i tij ka raporte të mira edhe me Ukrainën, edhe me Rusinë dhe se nuk mund t’i braktisë ato me asnjërin vend, si dhe do të marrë masa që të sigurohet që marrëdhëniet të mbeten të paprekura.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










