Lajme
Ukraina eksportoi mbi 1 milion tonë drithëra vetëm në prill
Pavarësisht luftës, Ukraina ka mbjellë afër 7 milionë hektarë tokë
Mësohet se Ukraina ka mbjellë afër 7 milionë hektarë tokë deri në prill, ose 25-30 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Po ashtu ka eksportuar 1.090 milionë tonë drithë në prill, tha ministri ukrainas i Agrikulturës, Mykola Solskyi, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se eksportet e drithërave po bëhen përmes Rumanisë, pasi Rusia po bllokon portet ukrainase, por shtoi se këto eksporte mund të vështirësohen në dy muajt e ardhshëm, për shkak se duhet të eksportohen edhe gruri i korrur për në Rumani dhe Bullgari.
“Mbjellja e kulturave po vazhdon në mënyrë aktive, pavarësisht vështirësive që kryesisht lidhen me logjistikën”, tha Solskyi gjatë një konference për media më 9 maj.
Sipas ministrit ukrainas, gjatë këtij viti është mbjellë më pak sipërfaqe me misër.
Ai tha se pushtimi rus, që nisi më 24 shkurt, ka rritur paqëndrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare financiare, duke rritur çmimet e mallrave dhe duke prekur aspektet logjistike.
Para luftës, Ukraina ishte eksportuesja e katërt më e madhe në botë e misrit, ndërkaq në sezonin 2020-21 kishte qenë eksportuesja e gjashtë në botë e grurit.
Agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara javën e kaluar tha se pothuajse 25 milionë tonë drithëra janë bllokuar në Ukrainë dhe nuk po mund të eksportohen për shkak të sfidave në infrastrukturë dhe bllokadave në portet në Detin e Zi.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












