Kosova
Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur të luftës
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer 90 të burgosur të luftës, thanë zyrtarët të martën, më 25 qershor, përcjell albinfo.ch.
Ky është këmbimi më i madh mes dy shteteve në pothuajse pesë muaj.
Moska dhe Kievi kanë kryer mbi 50 këmbime të të burgosurve që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës mbi dy vjet më parë, pavarësisht armiqësive që po vazhdojnë.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmjetësuar marrëveshjen e fundit për këmbimin e të burgosurve.
“Sot, 90 qytetarë të tjerë janë kthyer në shtëpitë e tyre nga robërimi rus”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ne nuk i harrojmë të gjithë njerëzit tanë që janë nën robërimin rus. Ne vazhdojmë të punojmë për lirimin e secilit prej tyre”, shtoi ai.
Rusia tha se 90 ushtarët e saj “që ishin në rrezik për jetë gjatë mbajtjes në robëri, janë kthyer nga territori që kontrollohet nga regjimi i Kievit”.
Të burgosurit e liruar rusë më pas do të dërgohen në Moskë “për trajtim dhe rehabilitim”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, duke konfirmuar se Rusia ka liruar në këmbim 90 ushtarë ukrainas.
Në këmbimin e fundit, që ndodhi në fund të majit, Moska dhe Kievi këmbyen 75 të burgosur. Edhe ai këmbim u realizua me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Nderkaq, në shkurt të dyja palët thanë se kanë këmbyer 100 të burgosur, në këmbimin e parë të të burgosurve që kur Moska akuzoi Kievin për rrëzimin e një avioni që bartte ushtarë ukrainas të zënë rob./ REL
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











