Kosova
UEFA zbarkon në Shqipëri, mbledh drejtuesit e federatave
UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore. Kjo mbledhje do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 prill, në orën 14:00–17:00, përcjell albinfo.ch.
Në këtë mbledhje që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit evropian.
Pjesë e mbledhjes do të jenë Presidentë dhe Sekretarë të Përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore: Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Shqipëria.
Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s zhvillohet në Shqipëri, pasi më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













