Sport
UEFA eviton përballjen mes Kosovës dhe Serbisë
Në shortin për kualifikueset e Kampionatit Evropian të U19 shorti vëri përballë Kosovën dhe Serbinë, megjithatë, UEFA evitoi këtë duel, pasi këto dy Përfaqësuese nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës
Përfaqësueset e grupmoshave U-17 dhe U-19 të Kosovës kanë mësuar rivalët në rrethin e parë kualifikues të Kampionateve Evropiane përkatëse të vitit 2018, ku do të bëjnë dhe debutimin e tyre ndërkombëtar pas pranimit në UEFA dhe FIFA, shkruan albinfo.ch.
Kosova U-17 është vendosur në Grupin 9 kualifikues të Kampionatit Evropian U-17 “Angli 2018”. Kundërshtarët e Kosovës do të jenë Holanda, Uellsi dhe Hungaria. Ndeshjet e grupit luhen me sistem grumbullimi dhe do të zhvillohen në Hungari gjatë datave 10-16 tetor 2017.
Kosova U-19 është vendosur në Grupin 6 kualifikues të Kampionatit Evropian U-19 “Finlandë 2018”. Kundërshtarët e Kosovës do të jenë Austria, Izraeli dhe Lituania. Si fillim shorti vendosi Kosovën dhe Serbinë në të njëjtin grup, por më pas gjithçka u ndryshua duke qenë se me vendim të UEFA-s këto dy ekipe nuk mund të ndeshen së bashku. Ndeshjet e grupit luhen me sistem grumbullimi dhe do të zhvillohen në Austri gjatë datave 3-9 tetor 2017.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










