Lajme
Udhëheqësi i Misionit Konsullor në Cyrih, mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, u ka uruar shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë në Konfederatën e Zvicrës 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
‘’Me rastin e shënimit të trembëdhjetë vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më datën 17 shkurt 2021, dëshiroj që në emër të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, kolegëve në Konsullatë dhe në emër tim personal t’u përcjell urimet më të sinqerta të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë në Konfederatën zvicerane’’, ka thënë Kastrati.
‘’Ne, do të kishim dashur shumë që ditën më të rëndësishme të historisë së shtetit dhe popullit tonë ta kremtojmë së bashku me të gjithë Ju, por, fatkeqësisht një gjë e tillë ishte e pamundur për këtë vit kalendarik, duke marrë parasysh kufizimet e aktiviteteve dhe rrethanat aktuale, në të cilat ndodhemi në shtetin pritës. Dashtë Zoti që vitin tjetër ta festojmë së bashku me të gjithë Ju’’, thuhet ndër të tjera në urimin e udhëheqësit të Misionit Konsullor në Cyrih, z. Kastrati.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










