Jeta në Zvicër
“UBS” blen aksionet për 2.1 miliardë dollarë
Institucioni më i madh për menaxhimin e kapitalit në botë “UBS AG Group”, do të blejë aksionet me vlerë 2 miliardë franga zvicerane (2.1 miliardë $) brenda tre vjetëve të ardhshme, tha banka, cituar nga “Bloomberg”, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu, në planet e “UBS”-së është bashkimi i dy kompanive më të mëdha të menaxhimit të aseteve.
Programi do të fillojë në mars, e institucioni me seli në Zyrih do të prezantojë pozicion të ri për dividendët.
Kështu, kryeshefi ekzekutiv, Sergio Ermoti, u përgjigjet kërkesave të investitorëve për kthime më të mëdha.
Në krye të biznesit të ri të unifikuar, i cili do të quhet “Menaxhimi i Pasurisë Globale”, vijnë Martin Blesing dhe Tom Narratil.
Për shkak të ndryshimeve në ligjin e taksave të SHBA-së, “UBS” njoftoi një humbje neto prej 2.2 miliardë frangash zvicerane në tremujorin e katërt të vitit.
Para kësaj, në maj, fondi sovran i Singaporit “GIC Pte” pushoi së qeni aksionari më i madh i Bankës së Zvicrës, pasi shiti gati gjysmën e aksioneve të saj. Arsyeja për këtë është se për gati dhjetë vjet, në të cilën ai ka investuar në bankë, fondi ishte në humbje.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











