Kosova
U akuzuan për terrorizëm, u liruan si të pafajshëm
Ndaj të pandehurve nuk është vërtetuar akuza, andaj u liruan nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuza Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën, si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit në vitin 2016.
Vendimi u mor të martën, derisa kreu i trupit gjykues, Vesel Ismajli, ka thënë se ndaj të pandehurve nuk është vërtetuar akuza, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Në nëntor të 2017-s, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Krasniqin me 8 vjet burgim, Atdhe Arifin me 6 vjet, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë dhe Adea Batushën me 2 vjet. Mbi ta rëndonte akuza e kryerjes së sulmit terrorist “me qëllimin e frikësimit të institucioneve e qytetarëve, prej miratimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi”.
Më 2018, Apeli e kishte kthyer në rigjykim këtë rast pasi konstatoi se nuk ka prova për dënimin e tyre.
I akuzuar në këtë rast ishte edhe Astrit Dehari, që vdiq në qendër të paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016. Përderisa institucionet kanë thënë se ai u vetëvra, familja e tij kanë akuzuar për vrasje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti