Lajme
Twitter vihet nën hetim për shitje të të dhënat të politikanëve dhe VIP-ave
Twitter do të vendoset nën hetim, pasi një haker pretendoi se kishte detaje private të lidhura me më shumë se 400 milionë llogari.
Hakeri “Ryushi” ofron të dhënat që disponon kundrejt një pagese prej 200,000 dollarë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se të dhënat përfshijnë edhe ato të disa personave të famshëm.
Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave tha se “do të shqyrtojë pajtueshmërinë e Twitter me ligjin për mbrojtjen e të dhënave dhe të sigurisë”.
Nga ana e gjigandit të rrjeteve sociale ende nuk kemi një reagim zyrtar ndaj pretendimeve.
Të dhënat thuhet se përfshijnë numrat e telefonit dhe emailet, duke përfshirë ato që u përkasin të famshmëve dhe politikanëve, por madhësia e supozuar e ngarkesës nuk është ende e konfirmuar. Deri tani është bërë publik vetëm një “kampion” i vogël.
The Guardian raportoi se të dhënat e kongresmenes amerikane Alexandria Ocasio-Cortez u përfshinë në mostrën e të dhënave të publikuara nga hakeri. Raportohet gjithashtu se të dhënat përfshijnë të dhënat e gazetarit të njohur Piers Morgan, të cilit së fundmi iu hakua llogaria e tij në Twitter.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









