Lajme
Turqia tërheq ambasadorin nga Izraeli
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka njoftuar se vendi ka marrë vendim të tërheqë nga Izraeli ambasadorin Sakir Ozkan Torunlar për, siç u tha, konsultime lidhur me refuzimin e Izraelit për armëpushim dhe rrjedhjen e papenguar të ndihmës humanitare.
Të premten presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se do t’i ndërpresë kontaktet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, përcjell albinfo.ch.
“Ai nuk është më dikush që mund të flasim me të. E kemi fshirë”, ka thënë ai, teksa u shpreh se megjithatë Turqia nuk po i shkëput raportet me Izraelin dhe se inteligjenca turke është në kontakt me autoritetet izraelite, palestineze dhe me Hamasin.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











