Botë
Turqia pret shumë turistë nga Evropa këtë dimër
Rritja e çmimeve të energjisë në Evropë është duke ndikuar në rritje të rezervimeve në sezonin e dimrit

Kompanitë turke të udhëtimit janë duke pritur fluks të turistëve evropianë në muajt në vijim, pas heqjes së kufizimeve të vendosura për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe rritjes së çmimeve të energjisë.
“Këtë dimër presim më shumë turistë sesa në vitin e shkuar”, ka thënë Cem Polatoglu, zëdhënës i Asociacionit të operatorëve të udhëtimit në Turqi, transmeton dpa.
“Gjatë pandemisë, njerëzit nuk kanë shkuar nëpër pushime. Tani që janë hequr kufizimet, shumë turistë ndihen sikur të jenë ‘liruar nga zinxhirët’”, ka thënë ai.
Përveç kësaj, edhe rritja e çmimeve të energjisë në Evropë është duke ndikuar në rritje të rezervimeve në sezonin e dimrit, sidomos në rajonet me kosto të lirë, ka shtuar ai.
“Është shumë mirë për sektorin e turizmit që turistët evropianë – sidomos pensionistët – preferojnë pushime të gjata në Turqi gjatë muajve të dimrit, për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror”, ka thënë Ali Onaran, udhëheqës i kompanisë që organizon udhëtime me turistë, Prontotour.
Ai ka thënë se të dhënat e tij tregojnë se kërkesa është rritur nga banorët e shteteve si “Gjermania, Anglia dhe Holanda”.
Onaran ka thënë se inkurajon njerëzit të rezervojnë pushime te tyre gjatë muajve të dimrit, pavarësisht inflacionit global.
“Ka zhvillime sikurse rritja e çmimeve të naftës, të energjisë, ka krizë të ushqimit, e cila ndikon në çmime të hoteleve dhe në buxhetin e njerëzve për udhëtime”, ka thënë ai.
Mirëpo pavarësisht këtyre faktorëve, sipas tij, shkalla e rezervimeve është në linjë me pritjet e departamentit për turizëm.
Sipas Polatoglut, një tjetër shtysë për të vizituar Turqinë është edhe zhvlerësimi i lirës turke në nivel rekord. Sipas tij, për disa turistë më të leverdishme janë pushimet në hotele me pesë yje në Turqi, sesa jetesa në Evropë.
“Ata janë më rehat se në shtëpi”, ka shtuar Polatoglu.
Sipas Ministrisë turke për Kulturë dhe Turizëm, më shumë turistë kanë shkuar në Turqi në tetë muajt e këtij viti sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rreth 29.3 milionë persona besohet se kanë kryer pushimet e tyre në periudhën janar-gusht të këtij viti në Turqi, çka përbën rritje për 108 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Më së shumti udhëtarë janë regjistruar nga Gjermania – 3.9 milionë.
Të tjera nga Botë
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor