Lajme
Turqia nis sulmet ajrore ndaj objektivave kurde në Irak dhe Siri
Një javë pas shpërthimit që shkaktoi dhjetëra viktima në Stamboll, Turqia ka nisur sulme ajrore ndaj objektivave kurde në Irak dhe në Siri.
Kjo pasi Ankaraja i ka drejtuar gishtin për shpërthimin në Stamboll militantëve kurdë, raporton BBC.
Bastisjet, të quajtura Operacioni “Kthetra-Shpata” goditën bazat kurde që po përdoreshin për të nisur sulmet ndaj Turqisë, tha ministria e mbrojtjes.
Një zëdhënës siriano-kurd tha se dy fshatra të populluar me njerëz të zhvendosur brenda vendit u goditën.
Me fillimin e sulmeve ajrore, ministria turke e mbrojtjes shkroi në Twitter se “ora e llogaridhënies” ka mbërritur.
“Bunkerët, shpellat, tunelet dhe magazinat e terroristëve u shkatërruan me sukses”, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.
Ministria turke e mbrojtjes tha më vonë se sulmet ndaj bazave militante kurde në Sirinë veriore dhe Irakun verior shkatërruan 89 objektiva.
Forcat e udhëhequra nga kurdët në Siri u zotuan të hakmerren dhe thanë se qyteti i Kobane u godit si dhe dy fshatra me popullsi të dendur.
Më vonë të dielën, një raketë e lëshuar nga Siria raportohet se plagosi tre persona në kufirin me Turqinë, thanë media shtetërore turke.
Të paktën 31 persona u vranë vetëm në Sirinë veriore, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.
Nuk është e qartë se cilat objektiva u goditën në Irak.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











