Lajme
Turqia nis hapjen graduale nga nesër
Sipas vendimit të ri, nga e hëna do të mund të hapen qendrat tregtare, disa biznese, si kafenetë dhe qendrat e fitnesit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura ndërkaq, restorantet do të mund të funksionojnë vetëm me shërbimin “take away” dhe “delivery”
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë pati vendosur javë më parë për mbyllje totale, në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë brenda shtëpive për të evituar kështu përhapjen më të madhe të infektimeve me COVID-19.
Mirëpo, kjo Ministri ka vendosur të lehtësojë disa prej masave duke filluar nga e hëna e ardhshme e deri më 1 qershor, duke e quajtur këtë një “normalizim gradual” të situatës me pandeminë.
Sipas vendimit të ri, nga e hëna do të mund të hapen qendrat tregtare, disa biznese si kafenetë dhe qendrat e fitnesit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, ndërkaq restorantet do të mund të funksionojnë vetëm me shërbimin “take away” dhe “delivery”, raporton AP, përcjell Albinfo.ch.
Qytetarët turq do të mund t’u kthehen punëve të tyre, mirëpo nga ora 21:00 deri në orën 05:00 do të duhet të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi, ndërkaq gjatë fundjavave mbyllja është tërëditore, më përjashtim të daljes për të blerë ushqime apo gjëra të tjera elementare.
Ndërsa, personat mbi moshën 65 vjeç, të cilët ende nuk janë vaksinuar, do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm nga ora 10:00 deri në ora 14:00, ditëve të javës.
Rritja e numrit të të vdekurve dhe të prekurve me koronavirus ka ndodhur në Turqi që nga muaji mars, kur ky shtet pati vendosur të lironte masat.
Ndërkohë, masat e reja të vendosura në fund të muajit prill janë më striktet deri më tani në këtë shtet që kur ka nisur pandemia, pasi në këtë valë të saj, numri ditor i infektimeve kishte arritur deri në 60,000 sish.
Presidenti i Turqisë, Erdogan, pati thënë se masat strikte të vendosur në fund të muajit prill kishin për qëllim uljen e numrit ditor të rasteve pozitive në rreth 5,000, në mënyrë që turizmi veror i Turqisë sivjet të mos dëmtohet për të dytin vit me radhë.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











