Bota
Turqia në luftë me zjarret, 4 persona kanë humbur jetën
Katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur
Prej disa ditësh Turqia jugore gjendet në një betejë të vështirë me zjarret që janë përhapur në më shumë se 17 provinca në brigjet e Egjeut dhe Mesdheut.
Katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa vijojnë evakuimet nga zonat e rrezikut.
Ndërkaq, vatrat e zjarrit janë ende aktive në rajonin e Antalias dhe provincën Mugla, raportojnë mediat e huaja.
Pranë qytetit të njohur bregdetar të Marmaris, disa hotele janë evakuuar. Po ashtu edhe resortet luksoze në Bodrum e Antalia, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë nga ajri dhe toka.
Të premten është raportuar për evakuim të dhjetëra fshatrave dhe disa hoteleve. Më shumë se 60 zjarre janë përhapur në 17 provinca në brigjet e Egjeut dhe Mesdheut në Turqi, kanë thënë zyrtarët. Zyrtarët janë zotuar se do të mbajnë përgjegjës ata që kanë nisur këto zjarre. Fshatrat dhe disa hotele janë evakuar në zonat me shumë turistë.
Minstri për Pyje, Bekir Pakdemirli, ka thënë se zjarret janë ende duke u ndezur në rajonin e Antalisë dhe provincën Mugla. “Ne kemi shpresuar se do të ndalim disa zjarre në këtë mëngjes mirëpo nuk mund të them se i kemi nën kontroll”, ka thënë ai.
Zjarret kanë nisur edhe në rajon, meqë për 40 të tilla është raportuar në Greqi, në 24 orët e fundit.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









