E-Diaspora
Turpërohet Mathias Sammer, nuk ia jep borxhin kontestues shqiptarit
Ai është dashur të paraqitet para Gjykatës në Mynih të Gjermanisë, pasi është paditur nga një ish bashkëpuntor shqiptar

Ish futbollisti i njohur i Borussia Dortmundit, Interit dhe shumë ekipeve të tjera, Matthias Sammer (50) është dashur të paraqitet para Gjykatës në Mynih të Gjermanisë, pasi është paditur nga një ish bashkëpuntor shqiptar. Bëhet fjalë për një biznes në fushën e futbollit profesionist ku sillen me miliarda euro.
Mosmarrëveshja ka filluar lidhur me mashtrimet gjatë ndërmjetësimit të futbollistit të ri profesionist Felix Uduokhai, nga 1860 München në VfL Wolfsburg. Në mes të akuzuarit prominent dhe më pak të njohurit denoncues, gjatë seancës të së hënës nuk është arritur ndonjë marrëveshje e përbashkët.
Paraqitja e Sammerit në Gjykatë ka të bëjë me djalin e tij Marvin, shkruan “RP Online”, përcjellë Albinfo.ch. Në nëntor të vitit 2015, së bashku me mikun e tij të atëhershëm Alderim Ramaj (30), ai kishte themeluar Shoqatën “Sammer Sports Scouting & Management GmbH”. Në këtë mënyrë, ata kanë dashur të ndërmjetësojnë futbollistë, duke arkëtuar provizione. Sammer juniori ka pasur emër, ndërsa Alderimi kontaktet i ka krijuar përmes vëllait të tij Albanit , i cili ka luajtur në mes tjerash edhe për FC Erzgebirge Aue dhe Waldhof Mannheim.
Por, ata nuk arritën të bëjnë ndërmjetësime fitimprurëse. Në qershor të vitit të kaluar, Ramaj e bindi bashkëpunëtorin që t`ia shiste pjesën e tij të firmës për 12.250 euro. Mirëpo, gjatë kësaj kohe u arrit transferi i Uduokhait për Wolfsburg.
Në verën e vitit të kaluar, Uduokhai u transferua në Wolfsburg për një shumë prej një milion eurosh, të holla të cilat Sammer nuk i paraqiti. Fillimisht Ramaj e ka kërkuar prishjen e kontratës, mirëpo më vonë e ka kundërshtuar.
Tani, ai është në kërkim të provizionit prej 350.000 eurosh, me akuzë për mashtrime. Ai pohon se shumë transfere të lojtarëve të ndërmjetësuar nuk i janë treguar. Honorari në marrëveshje ka paraparë shumën prej 14 për qind nga fitimi bruto vjetor, të cilën gjykatësi gjerman e ka vlerësuar në 64.750 euro.
Gjykatësi Scholz u ka kërkuar palëve që të gjejnë një zgjidhje në mes vete e jo me ndihmën e Gjykatës. Mirëpo, ata nuk kanë mundur kurrsesi të merren vesh në mes vete. Në këtë mënyrë, është paraparë edhe një seancë tjetër gjyqësore, për datën 06 korrik po që se ata nuk gjejnë ndonjë marrëveshje. Përndryshe do të duhet të ftohen dëshmitarë, në mesin e tyre edhe futbollisti Uduokhai. Mathias Sammer është ekspert televiziv dhe këshilltar tek Borussia Dortmund.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti