Sport
Turneu i tenisit me shqiptarë edhe nga diaspora
Organizatorët kanë njoftuar se sivjet janë të pranishëm një numër i madh i tenistëve nga diaspora, përkatësisht nga Suedia, Zvicra dhe Australia
Më 7 korrik, në terrenet e KT Prishtina në Breg të Diellit, u zhvilluan meçet e kategorisë U-12 në të dyja gjinitë në turneun “Prishtina Open 2016”. Organizatorët kanë njoftuar se sivjet janë të pranishëm një numër i madh i tenistëve nga diaspora, përkatësisht nga Suedia, Zvicra dhe Australia, shkruan albinfo.ch.
Pas një dite me shumë meçe nga pjesëmarrësit nga e gjithë Kosova dhe disa nga diaspora, në finale të meshkujve hynë Bleart Ukehagjaj (NIC) kundër Melos Nallbanit (Pejë). Fitoi ky i pari me rezultat 2:0.
Në konkurrencën e femrave u takuan Aja Broqi kundër Forta Morinës. Në finale pas një meçi të gjatë, fitoi për një nuancë në ‘tie-break’ Aja me rezultat 2:1 në sete.
Gjate ditës së parë të turneut më të madh në Kosovë u panë shumë meçe të bukura, por u evidentuan edhe disa talente, të cilët i dhanë shpresë te ardhmes së tenisit kosovar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









