Lajme
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës
Me një turne shahu, të pesëdhjetin me radhë që nga themelimi, në ambientet e Federatës së Shahut të Vjenës, klubi i shahut Arbëria shënoi 18-të vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Njëmbëdhjete shahiste të këtij klubi matën forcat e tyre në shah të shpejtë duke i dhënë këtij aktiviteti një karakter festiv. Pas pesë xhirove u bënë të ditura rezultatet dhe u shpall lista përfundimtare, me në krye tre më të mirët, të cilët kësaj radhe ishin:
Kadri Berbati, vendi i parë me 4,5 pikë
Agron Çika, vendi i dytë me 4 pikë
Sokol Çekani, vendi i tretë me 3,5 pikë
Kupat për tre më të suksesshmit i ndau Presidenti i Federatës së Shahut të Vjenës, Gregor Neff, ndërsa medaljet për të gjithë pjesëmarrësit në turne kryetari i klubit Arbëria, Anton Marku.
Presidenti Gregor Neff përgëzoi kryesinë e klubit të shahut Arbëria për organizimin, ndërsa Anton Marku e falënderoi atë dhe Federatën e Shahut të Vjenës për mbështetjen dhe ofrimin e sallës për mbajtjen e këtij evenimenti.
Në turne mori pjesë edhe Hanna Wehbeh, i cili është Zëvendëspresident i Federatës së Shahut të Vjenës dhe njëkohësisht edhe lojtar i klubit Arbëria.
Klubi i Shahut Arbëria me seli në Vjenë është themeluar në vitin 2012, ndërsa që nga viti 2013 merr pjesë në kampionatin e shahut në Austri. Momentalisht klubi bën gara në ligën e dytë të Vjenës.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të shoqërisë... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













