Turizëm
Turistët nga Kosova po e ‘braktisin’ Shqipërinë
Numri i tyre për 9 mujorin e vitit 2017 ka rënë me 22%, ose 426 mijë pushues më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016
Sipas Instat numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për periudhën janar-shtator ishte rreth 4.2 milionë persona, me një rritje prej 5.7 % në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e ulët ka ardhur si rrjedhojë e braktisjes masive të Shqipërisë nga shtetasit e Kosovës, që tradicionalisht kanë qenë pushuesit kryesorë të vendit, përcjell albinfo.ch.
Numri i tyre për 9 mujorin ka rënë me 22%, ose 426 mijë pushues më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Abuzimi me çmimet, ndalimi i autobusëve nga Kosova që të kalojnë në rrugën e plazhit në Durrës dhe pakënaqësitë e tjera të shfaqura në vite për cilësinë e shërbimit, duket se kanë kulmuar këtë vit, me këtë largim masiv të tyre nga Shqipëria, shkruajnë mediat shqiptare.
Pavarësisht rënies, turistët nga Kosova vijojnë të zënë peshën kryesore, me 36% të hyrjeve për 9 mujorin, dukshëm më ulët se pesha prej 48% që ata zinin në 2016-n. Në total 1.5 milionë shtetas nga Kosova hynë në Shqipëri për periudhën janar-shtator.
Largimi i tyre është amortizuar nga rritja e pushuesve nga shtetet e tjera, ku vendin e dytë pas Kosovës për numër hyrjesh në kufi e zë Maqedonia me 510 mijë pushues, dhe rritje prej 12%. Më pas renditen shtetasit nga Greqia, me 351 mijë shtetas që kanë hyrë, me rritje 15%, duke përbërë 8% të totalit.
Për 9 mujorin e vitit 2017 hynë 294 mijë shtetas italianë, me një rritje prej 47 % me bazë vjetore. E dukshme ka qenë rritja e polakëve, që ishin dhe risia më e madhe e këtij viti. 104 mijë turistë nga Polonia erdhën për 9 mujorin, me një zgjerim prej 66% me bazë vjetore.
Rritje të ndjeshme shënuan dhe gjermanët, që arritën në 101 mijë, me një zgjerim prej 50.5%. Për 9 mujorin, rreth 50% e shtetasve kanë hyrë për qëllime pushimi, në rritje me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kjo peshë ishte 44%.
Në shtator 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 115,8 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga SHBA me 21,8 %.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











