Botë
Turistët në Barcelonë, ‘të padëshiruar’, gjuhen me pistoleta uji
Mijëra protestues zbritën në qendër të Barcelonës mbrëmë, me pankarta dhe pistoleta uji në duar kundër pushuesve. Kështu, banorët shprehën zemërimin e tyre ndaj numrit të shtuar të turistëve në qytetin e tyre.
Me moton “Mjaft! Le të vendosim kufij për turizmin”, rreth 2,800 njerëz, sipas të dhënave të policisë, dolën në protestë përgjatë një lagjeje plazhi të Barcelonës, duke kërkuar që shteti të frenojë fluksin e turistëve që vizitojnë vendin çdo vit.
Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Barcelona nuk shitet” dhe “Turistët shkojnë në shtëpi”.
Disa nga protestuesit përdorën pistoleta uji kundër turistëve që po konsumonin vakte në restorante në vende të njohura. Në sfond, sipas raportimeve, dëgjoheshin thirrjet “Turistët jashtë lagjes sonë”, ndërsa disa ndaluan para hyrjeve të hoteleve.
Kostot gjithnjë në rritje të strehimit të Barcelonës, të cilat janë rritur me 68% në dekadën e fundit, janë ndër çështjet kryesore të ngritura nga protestuesit, së bashku me ndikimin e turizmit në tregtinë lokale dhe kushtet e punës në qytetin me 1.6 milionë banorë.
Qiratë u rritën 18 për qind në qershor nga një vit më parë në qytetet turistike si Barcelona dhe Madridi, sipas faqes së internetit të pasurive të paluajtshme Idealista.
Për vite të tëra, qyteti është mbështjellë me mbishkrime kundër turizmit dhe mesazhe të tilla, si “turistët shkojnë në shtëpi” që synojnë vizitorët, të cilat disa vendas i fajësojnë për rritjen e çmimeve të pronave dhe formësimin e ekonomisë.
Kryetari i Bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, njoftoi në qershor një plan për të hequr të gjitha qiratë afatshkurtra deri në vitin 2028.
Autoritetet po përpiqen të frenojnë kostot në rritje të banesave dhe ta bëjnë qytetin më te jetueshëm për banorët.
Por shumë ende besojnë se nuk është bërë mjaftueshëm për të balancuar nevojat e turistëve, të cilët sjellin miliona në qytet çdo vit, me ato të vendasve.
Të tjera nga Botë
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










