Kosova
Tubim madhështor me Clinton e Albright në Prishtinë
Ai ka bërë thirrje që falenderimin ndaj Clinton dhe Albright qytetarët ta shprehin duke marrë pjesë në tubimin qendror që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në tubimin qendror në ora 11:00 dhe në Ecjen për Liri me fillim nga ora 14:00
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ftuar të gjithë qytetarët që sot të nderojnë ish-presidentin e SHBA-ve Bill Clinton dhe ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit Madeleine Albright të cilët po qëndrojnë në Kosovë në 20 vjetorin e çlirimit.
Ai ka bërë thirrje që falenderimin ndaj Clinton dhe Albright qytetarët ta shprehin duke marrë pjesë në tubimin qendror që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në tubimin qendror në ora 11:00 dhe në Ecjen për Liri me fillim nga ora 14:00.
“Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së, në Kosovë po qëndrojnë për vizitë Presidenti Bill Clinton dhe Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, liderët më meritorë për lirinë që e gëzojmë tash 20 vjet.
Andaj, në mënyrë që të shprehim falënderimin tonë ndaj tyre dhe kontributin e tyre për vendin tonë, ju ftoj të gjithëve të dilni në Sheshin “Nënë Tereza” për tubimin qëndror që do të mbahet nga ora 11:00 si dhe për Ecjen për Liri që do të zhvillohet në ora 14:00.
Të nderojmë Presidentin Clinton dhe Sekretaren Albright me pjesëmarrje nesër. #PërLirinëTonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton “Klan Kosova”.
Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se Kosova është e nderuar që këtë përvjetor historik do ta shënojë me miqtë më të mëdhenjë dhe më meritorët për këtë ditë, ish-presidentin amerikan Bill Clinton dje ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Jahjaga u është drejtuar qytetarëve duke thënë se “prania Juaj është falënderimi më i madh, për gjithë atë çfarë Clinton, Albright dhe miqtë tjerë bënë për vendin tonë”.
“Sot shënojmë 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Për të shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës, kemi ftuar miqtë dhe aleatët tanë me të cilët ndajmë vlerat e përbashkëta të paqes, lirisë dhe demokracisë.
Jemi mëse të nderuar si vend, si popull që bashkë me ne do jenë miqtë tanë të mëdhenj, më meritorët që ne po festojmë këtë përvjetor”.
“Jemi mëse të nderuar me prezencën e ish-presidentit Bill Clinton, ish-sekretares Madeleine Albright, dhe të shumë mysafirëve tjerë.
Miqtë të cilët s’na harruan asnjëherë, t’i falënderojmë me prezencën Tuaj në sheshin “Skënderbeu”, që nga ora 11:00.
Prania Juaj është falënderimi më i madh, për gjithë atë çfarë Clinton, Albright dhe miqtë tjerë bënë për vendin tonë!
Shihemi në sheshin “Skënderbeu”!”, ka shkruar ajo në Facebook.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













