Shkurt.ch
Trump ka arritur në Davos
Trump, në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit (WEF) do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May dhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu
Ashtu siç ishte paralajmëruar, presidenti amerikan Donald Trump ka arritur sot në Zvicër. Aeroplani “Air Force One” ka aterruar në orën 10.20 në Aeroportin e Cyrihut, prej nga pastaj është transportuar me një helikopter të Forcave të Armatosura të SHBA-së për në Davos, njofton srf.ch.
Trump në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit (WEF) do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May dhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, tranmseton albinfo.ch. Në të dy takimet do të bisedohet lidhur me krizat aktuale ndërkombëtare si ajo e Koresë Veriore dhe e Iranit. Po ashtu temë bashkëbisedimi do të jetë lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Presidenti amerikan në WEF do të paraqitet para publikut vetëm të premten, kur do të mbajë fjalimin përmbyllës të forumit. Para kësaj, në bazë të programit ai do të zhvillojë një bashkëbisedim me mikpritësin, presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.
Që nga paralajmërimi për pjesëmarrjen e Trumpit në WEF, kjo është bërë temë dite për mediet zvicerane dhe ato botërore. Ardhja e tij në Zvicër paraqet sfidë për autoritetet e sigurisë të këtij vendi, kur dihet se Trump është njeriu më i fuqishëm në skenën politike botërore dhe kur dihet animoziteti që mbretëon ndaj tij në shumë qarqe, në Zvicër dhe në gjithë botën.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar










