Lajme
Trump deklarohet i pafajshëm, mbi të rëndojnë 34 akuza
Donald Trump, ish-presidenti amerikan dhe kandidat nga radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 2024, është deklaruar i pafajshëm ndërsa doli përpara gjykatësit Juan Merchan, të martën mbrëma në Manhattan.
Mediat raportojnë se ndaj ish-presidentit rëndojnë 34 akuza për falsifikim të të dhënave të bizneseve për hetimin në lidhje me pagesat e bëra ndaj pornostares Stormy Daniels.
I veshur me një kostum ngjyrë blu të errët dhe një kollare të kuqe, 76-vjeçari Trump, siç raportohet nga mediat, nuk shfaqi asnjë emocion në fytyrë ndërsa përshëndeste një turmë mbështetësish që qëndronin jashtë gjykatës, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Trump, i cili i ka cilësuar akuzat si të motivuara politikisht, u ngriti grushtin gazetarëve ndërsa nisej nga kulla Trump në drejtim të zyrës së prokurorit ku edhe iu dorëzua drejtësisë.
Ai është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










