Lajme
Trenat zviceranë, të mbushur me turistë
Këtë vit ka shtim të numrit të udhëtimeve me tren në tërë Zvicrën. Numri i tyre është rritur bashkë me turistë, ku udhëtimet ndërkombëtare po shënojnë rekord, përcjell albinfo.ch.
Numri i turistëve të huaj është rritur ndjeshëm, kemi kërkesa të mëdha për bileta treni ndërkombëtar, tha zëdhënësja e SBB-së, Sabrina Schellenberg.
Dhe për trenat e natës dhe Interrail kërkesat janë edhe më të larta se në vitin 2019, i cili (para se të vinte Covid) ka qenë tashmë një vit rekord për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve.
Ndërsa javët e fundit udhëtarët në aeroporte janë përballur me greva, vonesa dhe anulime për shkak të mungesës së stafit, shumë prej tyre kanë vendosur të largohen me tren.
Destinacionet më të njohura që kanë numër të madh të turistëve janë nga Parisi, Milano, Venecia dhe Mynihu”, shpjegon Schellenberg. “Ka një rritje të kërkesës për vende më të largëta, si Vjena, Hamburgu dhe Berlini, Bolonja dhe Parma”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












