Lajme
Tre të vdekur në Roterdam të Holandës, përfshirë një 14-vjeçare
Raportohet se policia holandeze ka arrestuar një person të armatosur që vrau të paktën tre persona në të shtënat e dyfishta në qytetin e Roterdamit, përcjell albinfo.ch.
Ata thonë se sulmuesi mashkull, hapi zjarr në një shtëpi përpara se ta digjte dhe më pas sulmoi Qendrën Mjekësore Erasmus të qytetit të enjten.
Ai ishte student në Universitetin Erasmus, i cili është i lidhur me spitalin, raporton BBC.
Në të shtënat e para mbetën të vrarë një grua 39-vjeçare dhe vajza e saj 14-vjeçare, po ashtu edhe një pedagog mashkull, 46 vjeç, i cili u qëllua për vdekje në spital.
Në një konferencë shtypi pas të shtënave të së enjtes, oficerët e policisë së Roterdamit thanë se personi i armatosur – emri i të cilit nuk është bërë publikisht – ishte i njohur për ta.
Ai u dënua për mizori ndaj kafshëve dy vjet më parë.
Policia tha se nuk kishte të dhëna për një person të armatosur të dytë.
Ndërsa të shtënat filluan në qendrën mjekësore, punonjësit u panë duke vrapuar nga ndërtesa me pacientë.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









