E-Diaspora
Tre shqiptarë dhe një malazez kapen me sasi rekorde të marihuanës: 500 kilogramë
Befasia e policëve ishte e madhe kur ata panë katër persona të cilët ishin pikërisht duke e ndarë drogën nga thasët 30 kilëshe në paketime të vogla. Ata kishin në dispozicion madje edhe një makinë për paketim. Gjithsej në sallë u gjetën 500 kilogramë marihuanë

Policia e Hanoverit ka sekuestruar 500 kilogramë drogë të tipit marihuanë, duke kapur kështu sasinë më të madhe të regjistruar përnjëherë, në historinë e qytetit dhe regjionit, shkruan hannoverschetagblatt.
Kanë zgjatur me muaj hetimet para se paraditen e të hënës policët të kapnin prenë. Ata, të mbështetur nga njësitet speciale kanë hyrë në një sallë e cila përdorej gjoja si punëtori për automjete, transmeton albinfo.ch. Por, në vend të riparimit të makinave, të dyshuarit aty kishin zhvilluar aktivitetet e tyre të tregtisë me drogë.
Befasia e policëve ishte për aq më e madhe kur ata panë katër persona të cilët ishin pikërisht duke e ndarë drogën nga thasët 30 kilëshe në paketime të vogla. Ata kishin në dispozicion madje edhe një makinë për paketim. Gjithsej në sallë u gjetën 500 kilogramë marihuanë ndërsa ka zgjatur me orë deri sa është sekuestruar e gjithë sasia.
Personat që u gjetën aty ishin një shtetas i Malit të Zi, 35 vjeçar dhe tre shqiptarë të moshave 33, 36 dhe 39 vjeçare. Për malazezin 35 vjeçar hetime për tregti me drogë po zhvilloheshin që nga viti 2015.
Marihuana e gjetur ka një vlerë tregu prej 2 milionë eurosh dhe është destinuar për tu shitur me pakicë ne¨për rrugë.
Katër personat bashkë me vëllain e 35 vjeçarit po mbahen në paraburgim
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor