E-Diaspora

Tre kosovarë dhe një gjerman akuzohen për trafikim refugjatësh

Bëhet fjalë për tre shtetas kosovarë dhe një shtetas gjerman se që nga viti 2013 kanë bërë kontrabandimimin e refugjatëve në “rrugën ballkanike” nga Hungaria nëpër Austri për në Gjermani, duke përdorur vetura me qira

Në kuadër të një dite gjithevropiane  të aksionit për luftimin e trafikimit, në mëngjesin e sotëm policët federalë kanë bërë bastisjen e tri banesave në Mannheim dhe një banese në Bad Birnabach, shkruan ots. Me këtë rast janë arrestuar tre shtetas kosovarë dhe një shtetas gjerman se që nga viti 2013 kanë bërë kontrabandimimin e refugjatëve në “rrugën ballkanike” nga Hungaria nëpër Austri për në Gjermani, duke përdorur vetura me qira, përcjell albinfo.ch.

Një numër transportesh që kanë bërë është arritur të faktohen.

Nga bastisjet që janë bërë është gjetur dhe konfiskuar material i bollshëm që dëshmon përfshirjen e personave në fjalë. Vlerësimi i materialit në fjalë dhe hetimet e mëtejme janë duke rrjedhur, thuhet në një komunikatë të përbashkët shtypi të prokurorisë publike të Mannhaim-it dhe Inspektoratit federal për luftimin e kriminalitetit, në Shtutgart.