Lajme
Trazirat e dhunshme kundër emigrantëve përfshin Britaninë gjatë ditëve të fundit
Trazirat e dhunshme kundër emigrantëve kanë përfshirë Britaninë gjatë ditëve të fundit, duke e detyruar qeverinë e re të Mbretërisë së Bashkuar të përpiqet të kontrollojë një nga situatat më të këqija të kësaj dekade.
Oficerët e policisë u plagosën në Plymouth, ndërsa turmat e zemëruara zbritën në qytetin bregdetar në Anglinë jugperëndimore.
Shpërthimi i fundit i dhunës erdhi pasi turmat e ekstremit të djathtë u vunë zjarrin hoteleve ku strehoheshin azilkërkuesit në dy qytete, duke i lënë ata brenda të bllokuar dhe të tmerruar, ndërsa turmat e rebelëve në qytete të tjera dëmtuan ndërtesat publike dhe u përleshën me policinë.
Protestat shpërthyen fillimisht në fund të muajit të kaluar, pasi një fushatë dezinformimi kundër emigrantëve ngjalli zemërim për një sulm me thikë që la të vdekur tre fëmijë në Southport, Anglinë veriore.
Kryeministri Keir Starmer kryesoi seancën e tij të parë COBRA të hënën në mëngjes për të diskutuar rreth trazirave. “Kjo nuk është protestë. Është një dhunim i organizuar që nuk ka vend as në rrugët tona, as në internet”, tha ai
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










