Lajme
Trajneri i kuqezinjve: Short i vështirë, por do e provojmë
Menjëherë pas përfundimit të shortit, trajneri Edi Reja ka dhënë një konferencë për shtyp virtuale, duke treguar përshtypjet e tij për grupin i cili në pamje të parë duket shumë i vështirë.
Trajneri i kuqezinjve është munduar të tregohet realist për atë që do të na duhet të përballet.
Edi Reja: Kemi qëlluar të jemi në një grup shumë të vështirë, duke përjashtuar këtu Anglinë që është kokë grupi dhe sigurisht do të ishte një ekip i fortë, mjaft skuadër e vështirë dhe në formë është Polonia e Levandovskit. Gjithashtu edhe Hungaria është në një formë të mirë. Sigurisht paraqitja mirë në Ligën e Kombeve na jep mundësinë që t’i luajmë ndeshjet dhe mos ta fillojmë këtë fushatë eliminatore si të humbur, megjithatë shpresoj që kur të zhvillohen këtoi ndeshje në vitin e ardhshëm të kemi tifozët në stadium që do të jenë një plus i madh, raporton TCh, transmeton Albinfo.ch.
Po cilat janë synimet tona, pavarësisht vështirësive në letër?
Edi Reja: Vërtet nuk kemi një objektiv për të fituar por do të dëshironim një vend të dytë gjë që edhe me Poloninë na bëhet e vështirë, por ne do të provojmë, sido të jetë këto ndeshje do të jenë një ekpseriencë shumë e madhe për ne dhe për këta lojtarë. Duke parë këtë gjë ne si objektiv kemi kualifikimin në Europianin e 2024, që do të thotë se deri atëherë ne do të kemi mundësinë edhe për të krijuar përvojën e mjaftueshme.
Ndërkohë trajneri ka zbuluar se edhe vota e tij pikërisht përpara fillimit të shortit për lojtarin e vitit ka qenë për sulmuesin polak të Bajernit të Mynihut Robert Levandovskin një nga lojtarët kyresorë edhe të Polonisë, kundërshtarit tonë.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










