Lajme
Tragjedi në Vankuver: SUV përplas turmën në festival, disa të vdekur dhe të plagosur

Një ngjarje tragjike ndodhi të shtunën në mbrëmje në Vankuver, ku një burrë përplasi me makinën e tij SUV dhjetëra persona gjatë Festivalit Lapu Lapu të komunitetit filipino-kanadez. Si pasojë, disa persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Incidenti ndodhi rreth orës 20:14 me orën lokale në lagjen Sunset on Fraser, ku mijëra njerëz ishin mbledhur për të festuar. Sipas dëshmitarëve, burri përplasi mbi një duzinë personash dhe tentoi të largohej, por u ndalua nga të pranishmit në vendngjarje.
Policia konfirmoi se i dyshuari, një 30-vjeçar nga Vankuveri i njohur për autoritetet, është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Deri tani, nuk ka shenja që incidenti të ketë qenë akt terrorist.
“Kemi besim se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist”, njoftoi policia përmes një deklarate në platformën X. Detaje të mëtejshme mbi numrin e viktimave dhe të plagosurve ende nuk janë bërë publike, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në mbarë vendin. Kryeministri kanadez Mark Carney reagoi duke shprehur dhimbjen e tij: “Jam i shkatërruar nga ngjarjet e tmerrshme në Festivalin Lapu Lapu sonte. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve, si dhe për komunitetin filipino-kanadez.”
Edhe kryetari i bashkisë së Vankuverit, Ken Sim, tha se ishte i tronditur dhe i pikëlluar nga incidenti, duke shprehur mbështetje për të gjithë të prekurit.
Festivali Lapu-Lapu, i cili nderon heroin kombëtar filipinas që luftoi kundër kolonizimit në vitin 1521, kishte marrë një rëndësi të veçantë në British Columbia që nga viti 2023, kur 27 prilli u shpall zyrtarisht Dita e Lapu-Lapu.
Ngjarja ndodhi vetëm një ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen të hënën në Kanada, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor