E-Diaspora
Tinejxheri amerikan që dëshiron të ndihmojë Kosovën
Allen Jones është vetëm 15-vjeçar, por ka një projekt shumë interesant që të ndihmojë të rinjtë në Kosovë
Allen Jones ishte rreth 7-vjeçar, kur Kosova shpalli Pavarësinë. Derisa një vend shumë larg po luftonte për të drejtat e saj, Jones ishte i lidhur me këtë vend në shumë mënyra, shkruan ‘libertytribune.com’.
Fillimisht ai mësoi për Kosovën që e ka fituar Pavarësinë në vitin 2008 dhe kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e zi dhe Serbinë. Këtë e mësoi nga babai i tij. Ai ishte vendosur në Kosovë me ushtrinë amerikane në vitin 2014. Ai ndihmoi të mësojë gjuhën angleze për nxënësit e shkollave të mesme, përcjell albinfo.ch.
“Ndërkohë që kam shërbyer në Kosovë me ushtrinë, unë vullnetarisht kam ndihmuar nxënësit e shkollave të mesme për gjuhën angleze. Kam qenë i impresionuar me dëshirën e tyre për të mësuar gjuhën. Kosova është një vend në zhvillim që ka nevojë për ndihmën tonë. Jam i lumtur që Allen vendosi të bëjë projektin e tij ‘Eagle Scout’, duke u fokusuar në arsimin. Me ndihmën e miqve të mi në Kosovë, ne kemi qenë në gjendje të hapim një shkollë që i ka munguar Kosovës, duke pasur ngrohje, ujë dhe nevoja tjera elementare”, ka thënë ish-ushtari amerikan në Kosovë.
Alleni i vogël tha se nuk ishte i sigurt se projekti i tij për shkollë do të miratohej nga udhëheqësit e trupave. Ai kërkon të vendosë ‘një urë ndërkombëtare’ për të mbledhur para dhe ndërgjegjësimin për Kosovën, një vend që përballet me shumë probleme.
“Urat janë të mira për të ndihmuar njerëzit. Edhe unë dua të ndërtoj një urë që bashkon njerëzit dhe ndihmon të rinjtë për të kapërcyer situatat e vështira”.
Për të filluar projektin e tij, Allen ka vizituar klasat e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë. “Shumica e nxënësve janë myslimanë. Ne kemi takuar dy miq, Alma Topalli dhe Alberta Maloku. Ata na kanë treguar shumë tregime interesante, na kanë treguar për ushqimin dhe na kanë mësuar vallen”, thotë ai.
Nëna e tij, Kristine është krenare për iniciativën e djalit të saj 15-vjeçar. Një nga hapat e ardhshëm të këtij projekti është mbajtja e një koncerti bamirësie që do të jetë më 21 tetor (sot) nga ora 19:00.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












