CH-Ballkani
“Time”: Shqiptarët, heronjtë që shpëtuan hebrenjtë
“Edhe në kohët më të errëta ka heronj, edhe pse shpesh ata mund të jenë njerëzit që ne presim më së paku”, shkruan Melissa Chan në revistën prestigjiozë “Time”

“Edhe në kohët më të errëta ka heronj, edhe pse shpesh ata mund të jenë njerëzit që ne presim më së paku”, shkruan Melissa Chan në revistën prestigjiozë “Time”.
Ajo thotë se ky është mesazhi që një organizatë globale jofitimprurëse shpresoi të shpërndante të Premten, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, kur organizoi një ekspozitë të vogël në një sinagogë në Nju Jork.
“Kjo ekspozitë vë në dukje “historitë e myslimanëve që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë që persekutoheshin gjatë Luftës II Botërorë”, thuhet më tutje në tekst.
“Megjithëse dy grupet fetare shpesh prezantohen si në kundërshti, kjo ekspozitë është një kujtesë se ata kanë ndarë një histori të rëndësishme bashkëpunimi dhe ndihme të ndërsjellët”,- shkruan revista., përcjell tvKlan.
Pjesë e historive është edhe Khaled Abdul Wahab, i cili strehoi dhjetëra hebrenj në Tunizi apo Abdol Hossein Sardari, një diplomat iranian që ka ndihmuar mijëra hebrenj duke u dhënë pasaporta për t’u shpëtuar ushtarëve nazistë.
“Time” thotë se “grupi po ashtu njeh Pilkus-in, një familje myslimane në Shqipëri që ushqeu Johanna-n e re dhe të ëmën në shtëpinë e tyre gjatë pushtimit gjerman dhe i bindën të tjerët se ato të dyja ishin pjesëtarë të familjes nga Gjermania. ‘Ata rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar tonat”, 86-vjeçarja Neumann tha për ‘Time’ të premten. ‘Nëse do të zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjithë familja do të ishte vrarë.’ ‘Atë çfarë bënë këta njerëz, nuk e bënë shumë kombe evropianë,’ shtoi ajo. ‘Ata u bënë të gjithë së bashku dhe ishin të vendosur për të na shpëtuar.’”
Koleksioni me 15 histori tregon se si njerëzit u bënë bashkë për të mbrojtur njëri-tjetrin madje edhe në ambiente ekstreme lufte, thanë organizatorët.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti