Lajme
TikTok vjen edhe me një risi
Platforma filloi lancimin e një butoni mospëlqimi (dislike) për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.
Njëlloj si me rrjetet e tjera sociale, mjafton të klikoni butonin me gishtin poshtë për të shprehur pakënaqësinë tuaj në lidhje me komentin.
Kompania thotë se ky opsion do të përdoret për të marrë feedback në lidhje me komentet e padëshiruara. Një koment me numër të lartë mospëlqimesh do të paralajmërojë TikTok për një gjuhë urrejtjeje, spam apo tallje.
Kështu promovohet edhe një hapësirë komentesh më e shëndetshme. Por TikTok është në dijeni të abuzimeve të mundshme. Ashtu si YouTube, as TikTok nuk do të tregojë numrin e mospëlqimeve.
Efekti i këtij opsioni të ri pritet për t’u parë. TikTok ka probleme të shumta, siç është keqinformimi, por një buton “dislike” mund të mos jetë një zgjidhje e drejtpërdrejtë e këtij fenomeni. /PCWorld Albanian
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç











